Bota

Princi William dikur u ndoq nga një qen policie në Sandringham, e kujtoi si hajdut

18 Janar 2021, 19:46 Nga DOSJA
Princi William dikur u ndoq nga një qen policie në Sandringham, e

BRITANI– Duka i Kembrixhit, princ William, 38 vjeç, i cili aktualisht është i vendosur në Pallatin Kensington me familjen e tij, ishte duke shijuar një shëtitje të natës vonë në tokën e Norfolk kur një qen iu sul.

PC Jon Chandler, i cili ishte në detyrë në pronë atë natë ka kujtuar incidentin në një intervistë ku ai reflektoi për 30 vitet e tij të shërbimit para daljes në pension. Ai tha se qeni vazhdoi duke vrapruar pas Princit William kur ai i mori erë, para se ti lehte.

”Kam pasur një natë veçanërisht interesante kur po shëtisja qenin tim përreth tokës dhe ai ndoqi mbretin e ardhshëm të Anglisë. Ishte natën vonë dhe Princi William po ecte drejt garazheve dhe qeni mori aromën e tij dhe u sul pas tij. Ai e mori me shaka. Ai ishte i ri atëherë.”– tha Chandler.

Princi William, si gjyshja e tij Mbretëresha, është shumë i dashur me qentë, në Nëntor, ai zbuloi se si familja e tij ishte e trishtuar nga vdekja e qenit të tyre tetë-vjeçar spaniel Lupo. Sipas DailyMail, qeni i dashur ishte një dhuratë martese nga vëllai i Kate, James Middleton.

William dhe Kate thanë në një postim në Instagram në Nëntor: ” Fatkeqësisht fundjavën e kaluar qeni ynë i dashur, Lupo, vdiq. Ai ka qenë në zemër të familjes tonë për nëntë vitet e fundit dhe do të na mungojë shumë. ”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota princ william princ william

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2021, 18:25

SHBA- Me përjashtim të rasteve të rralla, inaugurimi i një presidenti të ri simbolizon traditën amerikane të një transferimi paqësor të pushtetit. Korrespondent...