Bota

“Marrja e 8 mijë vaksinave nga Serbia”/ Flet Minstri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Mund të vijnë ditën e n

18 Janar 2021, 20:37 Nga DOSJA
“Marrja e 8 mijë vaksinave nga Serbia”/ Flet Minstri i

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka folur mbi vaksinat e dhuruara nga Serbia. Në një intervistë për “Kanalin 5” ai tha se kë shumë gjasa që vaksinat të vijnë ditën e nesërme në Maqedoninë e Veriut.

“Paralajmërimi tani për tani është se ka shanse të ndodhë nesër, por do të shohim si do të shkojnë këto bisedime dhe procedurat administrative në drejtim të transportit, pritjes së vaksinave. Bëhet fjalë për vaksinën “Pfizer”, e cila së bashku me “Moderna”-n është e vetmja që ka të gjitha certifikatat e nevojshme nga rregullatorët më të mëdhenj, EMA evropiane dhe FDA amerikane,” tha ai

Në lidhje me frigoriferët që do të ruhen vaksinat ai u shpreh se ata kanë arritur në vend dhe se janë gati për tu vendosur në punë.

“Në atë kuptim, frigoriferët të cilët i kemi paralajmëruar si donacion kanë arritur, kanë përfunduar procedurat administrative lidhur me doganimin. Por, edhe tani në këtë moment mund të vendosim vaksina në frigoriferët ekzistues që i kemi pasur për një qëllim tjetër nga laboratorët e Institutit të mjekësisë së transfuzionit”, shtoi Filipçe.

Lajmin për dhurimin e vaksinave nga ana e Serbisë për Maqedoninë e Veriut e ka dhënë Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i cili tha se kjo gjë do të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni venko filipçe zoran zaev venko filipçe zoran zaev

Sondazh

Poll