Bota

FOTOT/ Historia e veçantë e 21- vjeçares britanike: Koronavirusi më shpëtoi jetën

18 Janar 2021, 21:20 Nga DOSJA
FOTOT/ Historia e veçantë e 21- vjeçares britanike:

BRITANI-Një 21 vjeçare angleze është shprehur mirënjohëse ndaj pandemisë së koronavirusit, pasi sipas saj, shpërthimi i Covid-19 bëri që ajo të hiqte dorë nga alkooli dhe të humbte rreth 30 kg. Olivia Ibbitson, kishte probleme me alkoolin që kur nisi të pinte me shoqërinë, në moshën 15-vjeçare.

Ajo shtoi shumë në peshë, ndërkohë që çdo ditë ishte e dehur.Në vitin 2019, e reja për pak sa humbi jetën, pasi piu aq shumë sa u helmua nga alkooli dhe qëndroi dy ditë në koma të induktuar. Sipas DailyMail, pasi në Mars të vitit të kaluar Britania e Madhe hyri në karantinë, Olivia vendosi që të lërë pijen dhe që nga ajo kohë ka humbur 30 kg.

Në moshën 15-vjeçare fillova të pija shumë. Në moshën 18-19 vjeçare fillova të pija çdo ditë. Kam diabet, prandaj dhe u bëra keq. Një natë kisha dalë me shoqërinë. Përfundova në kujdes intensiv, në koma prej alkoolit. Ishte shumë e frikshme. Doktorët më thanë që isha me fat. Nëse nuk do më kishin gjetur, do kisha humbur jetën atë natë. Më vendosën në koma për të më shpëtuar jetën dhe u zgjova me 3 janar 2019. Ndonëse për pak humba jetën time, unë vazhdova të pija alkool sërish.” –tha ajo.

Ajo shprehet se falë periudhës së karantinës që u vendos në Mars të 2020 në Britani, ajo nuk mund të dilte që të blinte alkool, dhe mori guximin që ta linte atë përfundimisht.

Isha e izoluar dhe nuk mund të dilja të pija. Ndalova së piri alkool me datë 13 mars. Që nga ajo ditë nuk kam pirë më. Kam rënë dhe në peshë dhe ndihem shumë e lumtur me veten. Po ashtu kam më shumë vetëbesim. Karantina është një mundësi. Për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë një ndryshim, kjo është koha e duhur për ta bërë”,- shtoi Olivia.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 21 vjecarja britanike covid me shpetoi jeten 21 vjecarja britanike covid me shpetoi jeten

Sondazh

Poll