Bota

Greqia kërkon çertifikatë vaksinimi, BE këmbëngul që të jetë vullnetar

18 Janar 2021, 20:06 Nga DOSJA
Greqia kërkon çertifikatë vaksinimi, BE këmbëngul

BRUKSEL–  Komisioni Evropian ka qenë duke konsideruar një propozim të kryeminsitrit grek për të lëshuar një çertifikatë vaksinimi për të ndihmuar udhëtarët në destinacionet e tyre të pushimeve dhe për të shmangur një tjetër verë katastrofike për sektorin e turizmit në Evropë.

Greqia ka në plan të lëshojë çertifikata dixhitale të vaksinimit për secilin person të vaksinuar kundër COVID-19. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë propozimin në një samit video të Enjten.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefcovic insistoi që vaksinimi është vullnetar. Ai vuri në dukje se disa njerëz nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore ndërsa të tjerët thjesht mund të kundërshtojnë, raporton Knowledia.

“Ne po marrim të gjitha masat paraprake që të mos krijojmë ndonjë terren për trajtim të ndryshëm të këtyre njerëzve, ose ndonjë lloj kufizimi të të drejtave të tyre,”– u tha ai gazetarëve pasi mori pjesë në bisedat e videokonferencës midis ministrave të çështjeve evropiane.

Sefcovic tha se përparësia tani duhet të jetë mbledhja e të dhënave në lidhje me sëmundjen dhe trajtimin e saj në platforma dixhitale në një shkallë të gjerë evropiane në mënyrë që ekspertët shëndetësorë të mund të krahasojnë mënyrën e mutacionit të virusit, si po funksionojnë vaksinat dhe nëse standardet e testimit harmonizohen në të gjithë 27 vendet anëtare.

”Ne duhet të sigurohemi që të dhënat do të mblidhen në mënyrë elektronike në lidhje me të gjitha rregullat e privatësisë së të dhënave dhe duhet të bëhen në platforma ndërvepruese në mënyrë që të mund të ndajmë të dhënat”,- tha ai, duke shtuar se është e nevojshme të vlerësohet “efikasiteti i vaksinat, për vlerësimin e të gjithë procesit të vaksinimit.”

Vaksinimet kanë filluar në të gjithë BE-në me 27 vende, por është e paqartë se cila pjesë e popullsisë do të vaksinohet në kohë për sezonin e pushimeve verore.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nis vaksinimi ne be nis vaksinimi ne be

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2021, 18:25

SHBA- Me përjashtim të rasteve të rralla, inaugurimi i një presidenti të ri simbolizon traditën amerikane të një transferimi paqësor të pushtetit. Korrespondent...