Bota

SHBA, një burrë jetoi për 3 muaj në aeroport pa u zbuluar nga autoritetet

18 Janar 2021, 19:24 Nga DOSJA
SHBA, një burrë jetoi për 3 muaj në aeroport pa u zbuluar

SHBA– Një burrë kalifornian i cili ishte i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid, jetoi pa u zbuluar në Aeroportin O’Hare të Çikagos për tre muaj, sipas raporteve të CNN.

Aditya Udai Singh, 33 vjeç, u arrestua të Shtunën në mëngjes me orën lokale, në një zonë të kufizuar të aeroportit në O’Hare dhe u akuzua për falsifikim dhe vjedhje prej më pak se 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i Çikagos.

Singh u paraqit në gjykatë të nesërmen ku, prokurorët thanë se ai kishte mbërritur në O’Hare me një fluturim nga Los Angeles më 19 Tetor. Ai më pas pretendohet të ketë jetuar i pazbuluar në zonën e sigurisë së aeroportit deri në arrestimin i tij më 16 Janar. Singh është kapur pasi u afrua nga dy punonjës të United Airlines të cilët kërkuan të shihnin ID e tij.

Avokatja e Ndihmësit të Shtetit Kathleen Hagerty tha në gjykatë se Singh pretendoi të ishte frikësuar të shkonte në shtëpi për shkak të Covid dhe se udhëtarët e tjerë i kishin siguruar atij ushqim. Gjyqtarja e Qarkut Cook, Susana Ortiz shprehu habi për rrethanat e pazakonta të çështjes.

“Pra, nëse ju kuptoj saktë, ju po më thoni që një individ i paautorizuar, jo i punësuar thuhet se po jetonte brenda një pjese të sigurt të terminalit të aeroportit O’Hare nga 19 Tetori i 2020, deri më 16 Janar të 2021, dhe nuk u zbulua? Unë dua t’ju kuptoj saktë. “– tha Ortiz.

Dorëzania e Singh thuhet të jetë caktuar në $ 1,000, me kusht që ai të mos hyjë përsëri në Aeroportin O’Hare dhe ai do të kthehet në gjyq më 27 Janar. Aeroporti O’Hare është aeroporti më i ngarkuar në botë për fluturimet, me numrin e pasagjerëve para pandemisë, prej 84.6 milion udhëtuesish në vit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba 33 vjecari jetonte ne aeroport shba 33 vjecari jetonte ne aeroport

Sondazh

Poll

Bota 18 Janar 2021, 18:25

SHBA- Me përjashtim të rasteve të rralla, inaugurimi i një presidenti të ri simbolizon traditën amerikane të një transferimi paqësor të pushtetit. Korrespondent...