Politike

Kriza politike/ Basha takim 60′ me Kryemadhin: Nesër shpallim detyrat e qeverisë tranzitore

1 Maj 2019, 08:30 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha takim 60′ me Kryemadhin: Nesër shpallim detyrat

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim 60 minutësh në zyrën e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha u shpreh se ditën e nesërme në orën 11:00, opozita e bashkuar do të shpaloste detyrat e qeverisë tranzitore, ndërsa pasdit do të vijojnë protesta për bllokimin e rrugëve.

I pyetur lidhur me mundësinë e një dialogu me kryeministrin, Basha u shpreh se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij se nuk mund të kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me Ramën në krye të qeverisë.

Ndërkohë sot opozitarët do të mblidhen në selinë e PD-së për t’u rakorduar lidhur me prezantimin e nesërm që do të bëhet para mediave dhe të ftuarve të tjerë. (Lexo këtu)

Takimi midis Bashës dhe Kryemadhit, vjen një ditë pak takimit të Metës me drejtuesit e 5 partive opozitare, ku kreu i shtetit pohoi se duhet reflektim dhe se është i gatshëm të marrë në dorë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës mes palëve politike.

Ndryshe nga hera e kaluar, ditën e nesërme pritet që protesta e opozitës të përshkllëzohet, ku disa akse rrugore do të bllokohen për rreth 2 orë. 

(a.m/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 2 maj 2019 takim ne seline lsi lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 2 maj 2019 takim ne seline lsi

Sondazh

Poll