Aktualitet

Bien shifrat/ Regjistrohen 4 viktima dhe 292 të infektuar brenda 24 orëve në Shqipëri, Tirana mban vendin e parë me afro 15

18 Janar 2021, 15:44 Nga DOSJA
Bien shifrat/ Regjistrohen 4 viktima dhe 292 të infektuar brenda 24

SHQIPËRI– 1281 viktima, 25 mijë e 831 të infektuar aktivë dhe 40 mijë e 870 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se shifrat kanë rënë ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër persona.

1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç, nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave antiCOVID dhe ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2343 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)
Raste të reja ditore 292
Të shëruar në 24 orë 417
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2343

Testime totale 315,531
Raste pozitive 67,982
Raste të shëruara 40,870
Raste Aktive 25,831
Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14976
Fier 1947
Durrës 1427
Shkodër 1356
Vlorë 1032
Elbasan 1025
Lezhë 1013
Korçë 871
Berat 811
Dibër 499
Gjirokastër 486
Kukës 388

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll