Aktualitet

Dosja! Vodhi bombolat e oksigjenit në spital dhe ua jepte banorëve/ Mensur Shtylla nuk mori para nga “bamirësia”,

18 Janar 2021, 15:41 Nga DOSJA
Dosja! Vodhi bombolat e oksigjenit në spital dhe ua jepte banorëve/

KAVAJË– Zbardhet dosja e plotë e skandalit të Kavajës, ku një 26-vjeçar Mensur Shtylla merrte bombolat e oksigjenit pa autorizimin e mjekëve dhe i shpërndante nëpër banesat e qytetarëve. Rasti është denoncuar nga vetë drejtoresha e spitalit, Loredana Shtylla, e cila ka kallëzuar rastin në Polici me pretendimin se institucionit që ajo drejton i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik.

Siç raporton gazetari Arsen Rusta, Shtylla gjatë kontrollit ka vënë re se nga 30 bombulat që duhet të ishin në spital, ndodheshin vetëm 6, ndërsa të tjerat mungonin.

Bëmë një mbledhje. Në bisedë Mensur Shtylla na komunikoi se ai do t’i sillte këto 24 copë bombola por pa dhënë detaje se ku ishin ato. Më pas i dhamë afat 5 ditë për t’i sjellë dhe e pezulluam nga puna deri në zgjidhjen e problemit. Më pas u gjetëm 21, domethënë Mensuri kish risjell në depo 15 bombola,”- tha thënë drejtoresha. Më pas ka konstatuar se Shtylla, përgjegjës për bombolat, nuk ia kishte dorëzuar faturat, ndaj edhe vendosi që ta shkarkonte nga detyra.

Ndërkohë që më parë Dosja.al ka publikuar edhe versionin e Mensur Shtyllës, i cili ka deklaruar se ka rreth 16 muaj që punon në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist, ndërsa ka shtuar se ka vepruar i vetëm. (Shiko këtu)

Në dosje rezulton edhe dëshmia e një qytetari, Eduart Cara, i cili ka marrë 7 bombola oksigjeni nga Mensur Shtylla. Ai u shpreh se vetëm ai ka marrë 7 bombola për shkak se të afërmit i kishte në gjendje të keqe në shtëpi.

Unë kam njohje me këtë person dhe kam pasur rreth 2 muaj më parë babën tim me COVID-19 dhe akoma është i sëmurë në shtëpi dhe në përkujdesje mjekësore e familjare dhe duke qenë se Mensuri punonte okigjenist ke Spitali Kavajës unë i jam lutur shoqërore që të më sillte fillimisht një bombol oksigjeni dhe kam shkuar dhe e kam marre atë me mjetin tim. Dhe duke qenë se baba im ishte dhe vazhdon i sëmurë, vetëm unë i kam marrë Mensurit dhe 7 copë bombola oksigjeni ke spital dhe konkretisht në pjesën e pasme te spitalit ke depoja e oksigjenit te cilat i ka nxjerrë,”- ka thënë ai. 

Por detaji që vihet re në dosje është fakti që i akuzuari nuk përfitonte ekonomikisht nga shpërndarja e bombulave të oksigjenit, megjithatë është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bombulat e oksigjenit ne kavaje mensur shtylla spitali i kavajes bombulat e oksigjenit ne kavaje mensur shtylla spitali i kavajes

Sondazh

Poll