Bota

Rabini ultra-ortodoks në Izrael: Mos bëni asnjë vaksinë COVID-19, ju kthen në homoseksualë.

18 Janar 2021, 14:39 Nga DOSJA
Rabini ultra-ortodoks në Izrael: Mos bëni asnjë vaksinë

IZRAEL– Në një predikim të fundit të postuar në mediat sociale, rabini Asor paralajmëroi mbështetësit e tij se çdo vaksinë është e bërë duke përdorur një substrat embrional dhe ne kemi prova për këtë, shkakton prirje të kundërta.

“Vaksinat merren nga një substrat embrional, dhe ata e bënë këtë edhe këtu, kështu që … kjo mund të shkaktojë prirje të kundërta,”– tha ai.

Sipas The Indipendent, Rabini Daniel Asor u tha ndjekësve të tij se përdorimi i substratit embrional mund të shkaktojë prirje të kundërta. Asor ka mijëra ndjekë në mediat sociale dhe ka shkaktuar më parë polemika për përhapjen e teorive të konspiracionit që rrethojnë koronavirusin, duke përfshirë që Kryeministri Benjamin Netanyahu po planifikonte të fuste mikroçip te fëmijët si pjesë e një plani për të shitur Izraelin tek një qeveri hije globale.

Ai gjithashtu pretendon që COVID-19 ishte krijuar për të shkatërruar popullsinë globale, dhe se virusi dhe vaksinat e tij vijuese janë produkte të një qeverie globale keqdashëse të drejtuar nga Bill Gates, Frimasonët dhe Illuminati , të cilët kërkojnë të vendosin një rend të ri botëror.

Havruta, një organizatë e njerëzve hebrenj LGBTQ me prirje fetare që punojnë për të promovuar pranimin e komunitetit LGBTQ në Izrael, iu përgjigj me sarkazëm pretendimeve të Asor, duke i thënë  Hayom se aktualisht po përgatitej për të mirëpritur anëtarët e rinj të ardhshëm.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka paralajmëruar më parë për ngritjen e rasteve të COVID-19 në komunitetin ultra-ortodoks, duke e quajtur atë shqetësuese në dritën e trendit stabilizues që sektori ka treguar javët e fundit.

Vitin e kaluar, Rabini Ortodoks Meir Mazuz pretendoi se COVID-19 ishte hakmarrje për kombet që lejojnë parada të Krenarisë LGBTQ. Mazuz tha se lëvizja është një paradë kundër natyrës, dhe kur dikush shkon kundër natyrës, ai që krijoi natyrën hakmerret ndaj tij.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rabini izraelit mbi covid rabini izraelit mbi covid

Sondazh

Poll