Bota

Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 8 mijë vaksina, Zaev: Akt solidar për forcimin e miqësisë

18 Janar 2021, 13:29 Nga DOSJA

SERBI-Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së  Veriut,  8 mijë vaksina “Pfizer” kundër Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia, ku dhe e ka falënderuar presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke thënë se është shenjë e mirë solidariteti.

“Siç e dini, javën e fundit kemi kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera që të mund sa më herët të fillojmë, deri sa të arrijnë 5.850 dozat e para në shkurt. Dua ta ndaj lajmin me qytetarët, se e kemi pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, përmes presidentit Vuçiç. Sot biseduam me Vuçiçin dhe ata pranuan të na ndihmojnë. Detajet do të konfirmohen gjatë ditës. Por ajo që mund të them është se do të marrin 8 mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer,”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 88,938 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 2,702 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic maqedonia e veriut serbi zoran zaev aleksander vucic maqedonia e veriut serbi zoran zaev

Sondazh

Poll