Bota

Video/ Kreu i opozitës ruse Navalny del para Gjykatës: Kjo është shkalla më e lartë e paligjshmërisë

18 Janar 2021, 13:48 Nga DOSJA
Video/ Kreu i opozitës ruse Navalny del para Gjykatës: Kjo

RUSI-Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny ka dalë, ditën e sotme para një gjykate në Khimki. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Navalnyt, Lora Yarmysh.

“Gjykimi i Alekseit po ndodh tani në Khimki, në ndërtesën e Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme,”-shkruan ajo. 

Po ashtu, ajo ka postuar dhe një video në llogarinë e saj në Twitter, ku Navalny ka thënë se kjo është shkalla më e lartë e paligjshmërisë.

“Kjo seancë është shkalla më e lartë e paligjshmërisë,”-ka thënë ai.

Postimi i plotë: 

Алексея из зала «суда» pic.twitter.com/Dqsa4x0qrz

— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) January 18, 2021


Alexei Navalny, 44 vjeç, lideri i opozitës ruse u arrestua nga policia ditën e djeshme menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues.

Më herët Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Ai rrezikon të burgoset me 3 vite dhe 6 muaj burg. Ndërkohë, që për arrestimin e tij ende nuk është dhënë një arsye, ai është arrestuar nga autoritet sapo ka zbritur në Moskë, pa ndonjë shpjegim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny rusi aleksei navalny rusi

Sondazh

Poll