Bota

Operacioni “Nrangheta”, arrestohen 49 persona në Itali, midis tyre dhe kryetari i Bashkisë Rosarno

18 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Operacioni “Nrangheta”, arrestohen 49 persona në Itali, midis

ITALI-Një operacion i policisë në Itali kundër “Nrangheta”, ka  bërë të mundur arrestimin e 49 persona.

Sipas mediave italiane, mes të arrestuarve është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Ida, po ashtu dhe një këshilltar i të njëjtës komunë, Domenico Scriva. Të arrestuarit, akuzohen për një sërë krimesh, si trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë dhe mosrespektim të dënimit.

Njoftimi i policisë: 

“18 janar 2021 ndër të arrestuarit në operacionin e karabinierëve “Faust” është edhe kryetari i bashkisë së Rosarno, Giuseppe Idà. Operacioni përfshiu klanin Pisano të ‘Ndrangheta i cili, sipas hetimeve të koordinuara nga prokurori Reggio Calabria Giovanni Bombardieri dhe ndihmësi Gaetano Paci, thuhet se mbështeti Idà, i zgjedhur kryebashkiak në 2016. Akuzat ndaj të arrestuarve janë për arsye të ndryshme; për grup të strukturuar mafioz,  trafik droge, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë,  dhe mosrespektim të dënimit,“-thuhet në njoftimin e policisë.

Kryetari i bashkisë së Rosarno është në arrest shtëpie me akuzat e shkëmbimit elektoral midis politikës dhe mafies. Gjithashtu nën arrest shtëpie është dhe këshilltari bashkiak, Domenico Scriva, i zgjedhur me listën qytetare “Cambiamo Rosarno”, i cili mbështeti kryetarin e bashkisë Idà. Hetimi, i cili filloi në 2016 dhe përfundoi në 2020, u koordinua nga zëvendësprokurori Gaetano Pacidhe nga prokurorët Sabrina Fornaro dhe Adriana Sciglio.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohen 49 persona ne itali domenico scriva giuseppe ida itali arrestohen 49 persona ne itali domenico scriva giuseppe ida itali

Sondazh

Poll