Bota

E rëndë/ Përplasen me thikë pesë të mitur në Prizren, humb jetën 15-vjeçari

18 Janar 2021, 12:21 Nga DOSJA
E rëndë/ Përplasen me thikë pesë të mitur në

KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren. Sipas mediave të Kosovës, pesë të mitur janë zënë me njëri-tjetrin, duke përdorur mjete të forta si thikë dhe si pasojë një 15-vjeçar me iniciale L.B ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit,

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit, ku në njoftim zyrtarë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Ylber Fanaj”.

Sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ylber Fanaj’ në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjek ku kanë konstatuar dhe vdekjen e viktimës, po ashtu policia dhe prokurori i shtetit për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Autorët e dyshuar janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga policia, gjithashtu dhe dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni perplasen me thike 5 te mitur ne prishtin perplasen me thike 5 te mitur ne prishtin

Sondazh

Poll