Bota

FOTO/ Kina zbulon trenin që arrin shpejtësinë 1000 km/orë

18 Janar 2021, 12:02 Nga DOSJA
FOTO/ Kina zbulon trenin që arrin shpejtësinë 1000 km/orë

KINË– Kina së fundmi ka prezantuar një prototip të një lokomotive treni, që mund të arrij shpejtësinë prej 1000 km/orë. Sipas mediave të huaja, duke përfshirë një investim prej 60 milion juan (9.3 milion dollarë amerikanë), projekti HTS maglev u zhvillua bashkërisht nga Universiteti Jugperëndimor Jiaotong, China Railëay Group Limited dhe CRRC Corporation Limited.

Bëhet e ditur se kompanitë kanë përdoruar një superpërcjellës së temperaturës së lartë (HTS), e cila do të lejoj që treni të zhvillojë një shpejtësi maksimale deri në 1000km/orë,

Trenat serial HTS pritet të ofrojnë disa shërbime. Ai ka disa karrige luksoze dhe një lloj hapësire për një diavan të përbashkët përgjatë anëve, në qendër një tryezë, një kabinë dhe një ekran.

Kina ka qenë një udhëheqëse botërore në ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë. Deri në fund të vitit 2020, vendi kishte 37,900 km linja hekurudhore me shpejtësi të lartë në shërbim, më e gjata në botë, sipas operatorit hekurudhor të Kinës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine treni i zhvilluar ne kine kine treni i zhvilluar ne kine

Sondazh

Poll