Politike

Basha tregon vështirësinë e aleancës me të vegjëlit: Negociatat me Mediun dhe Idrizin janë të vështira

18 Janar 2021, 11:45 Nga DOSJA
Basha tregon vështirësinë e aleancës me të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar për herë të parë vështirësinë e arritjes në një marrëveshje me dy aleatët opozitarë, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi.

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia blu, Basha ka treguar se negociatat me Mediun dhe Idrizin janë të vështira. “Negociatat janë të vështira”, është shprehur Basha, ndërsa ka pohuar teksa po hynte në selinë e PD se grupi negociator i përbërë nga Edi Paloka, Gazmend Bardhi dhe Alfred Rushaj po vijon negociatat.

PD ka arritur deri më tani marrëveshje me tri nga aleatët opozitarë. Nard Ndoka ka arritur marrëveshje me Bashën duke i gjetur një vend në listat fituese të PD në Shkodër, Dashamir Shehu do të garojë me PD në listat e Tiranës dhe Vangjel Dule në Korçë.

Por kërkesa e Fatmir Mediut për më shumë se një vend fitues në Tiranë, ka sjellë “ngecjen” në bisedime.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu lulzim basha fatmir mediu lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 11:44

Skeda e pasurisë së Ditmir Bushatit

Ditmir Bushati u zgjodh ministër i Jashtëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në ndrysh...