Politike

FOTO/ Zëdhënësja e Berishës kundër caktimit të Mark Markut në Lezhë, Mëhilli: Si të hedhësh në erë me duart e tua K

18 Janar 2021, 11:33 Nga DOSJA

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka dalë publikisht kundër caktimit të ish-deputetit Mark Marku si drejtues politik i fushatës së Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. Në një postim në Instastory, Mëhilli ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputet në PD, ku anëtar i Komisionit ishte edhe Mark Marku. Mëhilli hamendëson se një drejtues politik zgjodhi kandidaturët për deputetë duke hedhur dyshimin për një konflikt interesi të Markut me kandidaturat.

POSTIMI I PLOTË:

 Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë.

Ish-deputeti Marku, pedagog dhe analist u caktua sot si drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës, pas një takimi të shtunën me Lulzim Bashën në zyrat e PD. Deri më tani, Marku ishte pranë PD, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erla mehilli lulzim basha mark marku sali berisha erla mehilli lulzim basha mark marku sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 06:36

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...