Aktualitet

VIDEO/ Prifti Ortodoks i Lezhës goditet me hekur nga punëtori i firmës së ndërtimit, i moshuari pëson tronditje nga sulmi

18 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Prifti Ortodoks i Lezhës goditet me hekur nga punëtori i

LEZHË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku si protagonistë janë prifti i qytetit dhe një punëtor firme. Në videon e bërë publike shihet punëtori i firmës së kontraktuar nga Bashkia Lezhë, teksa ushtron dhunë ndaj priftit ortodoks të qytetit, Koço Kapedanin. Burri shihet se godet priftin me një send të fortë, që dyshohet se është hekur. Në ato momente dikush ndërhyn që të ndalojë dhunën. Prifti shihet i tronditur dhe për pak mund të shtrihej në tokë.

Kjo është bërë publike nga Albert Loçi, kryetari i FRPD-së në Lezhë.

Postimi i kryetarit të FRPD-së Albert Loçi:

Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani, rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.Institucionet heshtin,drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koco kapedani sherr mes prifiti dhe punetorit sherr ne lezhe koco kapedani sherr mes prifiti dhe punetorit sherr ne lezhe

Sondazh

Poll