Bota

Vaksinimi ecën me ritme të shpejta në Turqi, për 4 ditë mbi 700 mijë punonjës shëndetësor marrin dozat e para

18 Janar 2021, 07:26 Nga DOSJA
Vaksinimi ecën me ritme të shpejta në Turqi, për 4 ditë

TURQI-Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në Turqi. Sipas raportimit në media, deri më tani janë vaksinuar më shumë se 700.00 punonjës shëndetësor, të cilët kanë pranuar të marrin një dozë të vaksinës kineze kundër Covid-19 CoronaVac, në katër ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend.

Bëhet e ditur, se pas vaksinimi të mbi 1 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor në Turqi, do të vaksinohen banorët dhe punëtorët në shtëpitë e kujdesit si dhe objektet e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara. Më pas do të vaksinohen njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë.

Grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës CoronaVac arriti në Turqi më 30 dhjetor dhe katër ditë më parë filloi vaksinimi. Që prej fillimit të pandemisë në Turqi janë shënuar 2,387,101 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 23,997 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid 19 ne turqi turqi vaksinimi ne turqi covid 19 ne turqi turqi vaksinimi ne turqi

Sondazh

Poll