Bota

Lëshonin slogane kundër Putinit, Rusia arreston më shumë se 30 protestues. Komunistët në festë

1 Maj 2019, 14:48 Nga DOSJA
Lëshonin slogane kundër Putinit, Rusia arreston më shumë se

SHËN PETERSBURG- Rreth 2000 protestues janë grumbulluar në rrugët e Shën Petersburgut me rastin e 1 Majit, duke protestuar kundër Presidentit rus, Vladimir Putin, duke lëshuar slogane anti-Putin.

Ndër protestuesit kishte edhe mbështetës të liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Policia ka vënë në pranga më shumë se 30 protestues, të cilët këndonin kundër presidentit Putin.

Po ashtu mediet ndërkombëtare raportojnë se protestuesit mbanin në duar “postera të të fortëve të Rusisë” ndërsa këndonin në kor “Putin është hajdut” dhe “Ky është qyteti ynë”.

Një protestuese 70-vjeçare shprehet se “Ata po mbrojnë banditin Putin”, duke bërë me shenjë nga automjetet që po transportonin të arrestuarit.

Nga ana tjetër, në Moskë mijëra komunistë janë grumbulluar duke festuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, me flamuj komunist në duar. 

Popullariteti i Putinit ka pësuar rënie, ndërsa në mars ai ka nënshkruar një ligj që lejon gjykatat të dënojnë me burgim të shkurtët, ata që shfaqin mosrespekt ndaj autoriteteve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota komunistët në festë protesta anti-putin në rusi rusia arreston më shumë se 30 protestuese komunistët në festë protesta anti-putin në rusi rusia arreston më shumë se 30 protestuese

Sondazh

Poll