Bota

Shkeli ligjin e lirimit me kusht, dënohet me 50 javë burg Julian Assange, bashkëthemeluesi i Wikileaks

1 Maj 2019, 12:18 Nga DOSJA
Shkeli ligjin e lirimit me kusht, dënohet me 50 javë burg Julian

Bashkëthemeluesi i Wikileaks u arrestua në datën 11 prill në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është dënuar me 50 javë burgim, 47-vjeçari u shpall fajtor për shkeljen e ligjit të lirimit me kusht muajin e kaluar pas arrestimit të tij në ambasadën e Ekuadorit, vendim ky i marrë nga gjykata e Southwark.

Ai u strehuan në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me akuzat për sulmet seksuale, të cilat ai vetë i ka mohuar. Në një letër të lexuar në gjykatë, Assange tha se kishte gjetur veten “duke luftuar me rrethana të vështira”. Gjatë seancës në gjykatën e Southëark, Asangge ka kërkuar falje.

“Unë bëra atë që mendova në atë kohë, ishte gjëja më e mirë ose ndoshta e vetmja që mund të kisha bërë”,-është shprehur ai.  Avokati i tij, Mark Summers gjatë seancës gjyqësore u shpreh se klienti i tij ishte “i kapluar” nga frika e dorëzimit në SHBA për shkak të punës së tij me Wikileaks.

Sot, Assange mbërriti në gjykatën e Southwark nga burgu i Lartë i Sigurisë Belmarsh, ku u prit nga gazetarët dhe fotografët të cilët raportuan se gazetari dukej në një gjendje jo të mirë, i shfaqur me mjekër si ditën e arrestimit. Jashtë gazetari u prit edhe nga fansa të tij, të cilët brohorisnin se ai ishte i pafajshëm dhe po e mbanin si të arrestuar politik.

Më shumë se 70 deputetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e tyre kanë nënshkruar një letër duke i kërkuar Sekretares së Shtetit, Sajid Javid që Assange të përballet me autoritetet në Suedi nëse ata duan ekstradimin e tij.

Burimi: BBC 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjykata e southpark julian assange gjykata e southpark julian assange

Sondazh

Poll