Bota

Thaçi kundër BE-së: Heqja e vizave ka qenë një premtim mashtrues, prespektiva europiane një frazë

1 Maj 2019, 09:23 Nga DOSJA
Thaçi kundër BE-së: Heqja e vizave ka qenë një

Kosovë- Pas samitit të Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Tahçi është shprehur se prespektiva europiane e  Kosovës po mbetet vetëm një frazë për veshët. Ai u shpreh se edhe heqja e vizave për Kosovën ka qenë vetëm një premtim mashtrues dhe asgjë më shumë.

Edhe sot ai u shfaq i zhgënjyer nga ky samit dhe deklaroi se Bashkimi Europian po hedh ndaj sjelljes anti-europiane të Serbisë ndaj Kosovës.

“Ka qenë inkurajues angazhimi i Merkel dhe Macron-it. Vlerësoj qëllimin e tyre për çështjen tonë. E kam theksuar shumë qartë se prespektiva europiane për Kosovën ngelet vetëm një frazë e mirë për veshët dhe asgjë më shumë nga Bashkimi Europian. Të gjithë jemi dëshmitarë se edhe pas 20 vite pas luftës Serbia po cënon Kosovën dhe ndaj kësaj sjellje anti-europiane të Serbisë. Bashkimi Europian hesht. Kemi një heshtje europiane.”, u shpreh ai.

Thaci ka përmendur edhe ratifikimin e Demarkacionit si kriter të fundit për liberalizim të vizave, duke thënë se ishte thjesht një mashtrim për kosovarët.

“Ky kriter i fundit që na është dhënë ka qenë vetëm një mashtrim e asgjë më tepër. Kosova mbetet më i izoluar padrejtësisht në Evropë, nga mungesa e vendimarrjes unike. Heqja e vizave ka qenë një premtim mashtrues dhe asgjë më shumë”, u shpreh Thaçi.

Edhe dy ditë më parë Thaçi u shpreh i pakënaqur nga samiti dhe theksoi se në këtë Samit nuk u mor një vendim i guximshëm nga Merkel apo Macron, por u mbyll me premtime abstrakte. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni çëshjta e kufinjve me serbinë hashim thaci samiti i berlinit çëshjta e kufinjve me serbinë hashim thaci samiti i berlinit

Sondazh

Poll