Bota

25 kafshime në trup, nëna tmerrohet kur merr të bijën nga çerdhja (Video)

1 Maj 2019, 14:35 Nga DOSJA
25 kafshime në trup, nëna tmerrohet kur merr të bijën nga

ARIZONA– Një nënë e re është tmerruar kur ka parë gjendjen e të bijës pasi e ka marrë nga çerdhja. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tucson, Arissona.

Teksa ka mbërritur në shtëpi bashkë me të voglën Rosalynne, Alice Martin ka ndërruar të bijën dhe është shokuar nga ajo çfarë ka parë.

Shenja kafshimesh gjithandej. “Ishte një situatë e trishtuar dhe acaruese gjithashtu. E pashë dhe mendova, të jenë vërtet shenja kafshimesh këto? Më pas truri im nuk punoi më dhe fillova të qaja teksa përqafoja të voglën time.

E kam fotografuar dhe më pas e kam denoncuar në polici, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Vajza që është kujdesur për të në çerdhe nuk më tha asgjë,”- është shprehur Martini.

Bashkëshorti i saj u shpreh mjaft i trishtuar për këtë situatë. Ai tha se duhet të vendosej drejtësi për të bijën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 25 shenja kafshimesh alice martin rosalynne tucson 25 shenja kafshimesh alice martin rosalynne tucson

Sondazh

Poll