Kriza në Venezuelë, Maduro pretendon fitore kundër përpjekjes së grushtit të ‘dështuar’
1 Maj 2019, 09:36Nga DOSJA
Situata në Venezuelë është përshkallëzuar, pasi mbështetësit e liderit opozitar Juan Guaido dolën sërish për të protestuar, ndërkaq forcat e presidentit të kontestuar Nicolas Maduro ushtruan dhunë për t’i shpërndarë protestuesit.
Në një video-incizim paraqitet një mjet i blinduar, i cili shkel disa nga protestuesit.
Lideri opozitar Juan Guaido iu bëri thirrje mbështetësve të tij që sërish të tubohen në rrugë.
“Momenti është tani”, ka thënë ai, teksa në video paraqitet me disa ushtarë të armatosur në prapavijë.
Por, në një debat televiziv, Maduro i përshkroi mbështetësit e Guaidos si një “grup i vogël”, plani i të cilëve ka dështuar, si dhe akuzoi udhëheqësin e opozitës Juan Guaido dhe mentorin e tij politik Leopoldo López për të nxitur një konfrontim të armatosur që mund të përdoret si pretekst për një ndërhyrje ushtarake të huaj,raporton The Guardian.
Duke u ulur pranë komandantëve ushtarak, Maduro u zotua se do të ishte fitimtar përballë asaj që ai e quajti një përpjekje grusht shteti të mbështetur nga imperializmi amerikan. Ai tha gjithashtu se ngjarjet e së martës “nuk do të mbeten të pandëshkuara”.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kosovë- Pas samitit të Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Tahçi është shprehur se prespektiva europiane e Kosovës po mbetet vetëm një frazë për vesh...
JAPONI- Trashëgimtari i fronit, Naruhito, ka zëvendësuar babain e tij, Akihiton, duke u shpallur perandor i Japonisë.Perandori i ri Naruhito ka premtuar të përm...
Venezuelë-Ende vazhdojnë trazirat në Venezulë, ku populli është ngritur kundër qeverisjes të presidentit Nicolas Maduros. Populli kërkon largimin e tij nga push...
Ende vazhdojnë trazirat në Venezulë, ku populli është ngritur kundër qeverisjes të presidentit Nicolas Maduros. Populli kërkon largimin e tij nga pushteti pasi ...
Venezuelë- Mediet e njohura BBC dhe CNN nuk janë lejuar nga qeveria e Maduros në Venezuelë që të raportojnë live nga ky shtet. Menjëherë qeveria e Maduros ka nd...
FRANCË– Vdekja e Morgane Rolland në një moshë kaq të re, është një lajm tragjik për të gjithë Francën, pasi 22-vjeçarja ishte një nga ish-konkurrent...
Spanjë- Një skenë porno e një filmi është xhiruar jashtë stadiumit Wanda Metropolitana. në një nga stadiumet më të “nxehta” të Europës dhe njëkohësisht më mode...
VENEZUELË– Foto e mëposhtme tregojnë pasojat e kundërvënies së shtetit tek populli I Venezuelës që doli në protestë. Ndërkohë që qytetarët kërkojnë largimi...
VENEZUELA– Mijëra qytetarë kanë dalë sërish në protestë teksa kërkojnë me ngulm largimin e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.Pamje tronditëse janë publik...