Bota

Kosova: Bashkimi Europian “shumë i dobët” për të drejtuar bisedimet me Serbinë

1 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
Kosova: Bashkimi Europian “shumë i dobët” për të

BERLIN – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi mbi arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë pa pasur present një përfaqësues të SHBA-ve. Sipas Thaçit, pjesëmarrja e SHBA-vë është e domosdoshme duke marrë parasysh se Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe i ndarë për të drejtuar negociatat ndërmjet fqinjëve ballkanikë.

Komentet e Hashim Thaçit erdhën pas një takimi me dyer të mbyllura me Shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, gjatë Samitit të Berlinit të organizuar nga Gjermania dhe Franca.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pasi luftoi përgjatë viteve 1998-99 dhe përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur një goditje të përgjakshme serbe të separatistëve kosovarë të Kosovës.

Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, por të dy vendeve iu është thënë se duhet të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe për t’u bashkuar me BE-në. Blloku ka ndërmjetësuar negociatat që prej vitit 2011.

Megjithëse presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërkon anëtarësimin në BE, ai e ka shtyrë Serbinë drejt Rusisë. Javën e kaluar, Vuçiç u takua me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një samiti në Kinë. Presidenti rus i premtoi se Rusia do ta mbështeste Serbinë në mbrojtje të interesave të saj në Kosovë.

Edhe në takimin e Berlinit, u prek tema e dialogut Kosovë-Serbi, ku edhe njëherë vendet anëtare në BE u shprehën kundër teorisë së rikorigjimit të territoreve në bazë të vijave etnike.

Edhe pse kurrë zyrtare, Vuçiç dhe Thaçi kërkojnë ndryshime, ose “korrigjime”, në kufijtë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje të përgjithshme.

Në hapsirat në mes takimeve, Vuçiç u tha gazetarëve se serbët ishin kundër ndryshimeve kufitare, por se ishin të gatshëm që të flisnin për të gjitha zgjidhjet e mundshme.”

Pas takimit me Mogherinin, Thaçi u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë shpresë për t’u arritur asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë pas prezencën e SHBA-ve.

“Asnjë bisedim apo marrëveshje nuk është e mundur pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe i ndarë për të çuar gjërat përpara në Ballkanin Perëndimor,”-shprehet Thaçi.

Ndërkohë në fjalën e saj gjatë takimit Mogherini përsëriti thirrjen e saj nga autoriteteve të Kosovës për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia  për të zbuluar marrëdhëniet e acaruara mes dy vendeve. Pas vendosjes së taksës, Serbia ka refuzuar çdo lloj bisdimi deri në momentin që tarifat të anulohen.

Tarifa 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia u vendos në nëntor. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se tarifa do të hiqet vetëm kur Beogradi të njohë sovranitetin e Kosovës dhe të ndalojë përpjekjet për të ndaluar Kosovës që të bashkohet me organizatat ndërkombëtare.

Por me këmbënguljen e zyrtarëve të Kosovës, për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi nga Uashingtoni, në media ka pasur spekulime se gjithashtu Serbia mund të kërkojë pjesëmarrjen e një përfaqësuesi nga Moska.

Marrë dhe përkthyer nga SFGate

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi hashim thaci samiti i berlinit taksa per mallrat serbe aleksander vucic dialogu kosove-serbi hashim thaci samiti i berlinit taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll