Bota

Naruhito shpallet perandor i ri i Japonisë, premton të jetë simbol i unitetit

1 Maj 2019, 08:26 Nga DOSJA
Naruhito shpallet perandor i ri i Japonisë, premton të jetë

JAPONI- Trashëgimtari i fronit, Naruhito, ka zëvendësuar babain e tij, Akihiton, duke u shpallur perandor i Japonisë.

Perandori i ri Naruhito ka premtuar të përmbushë rolin e tij si “simbol i shtetit dhe unitetit”, në fjalimin e tij të parë publik që nga marrja e fronit.

59-vjeçari po fliste ndërsa zyrtarisht filloi mbretërimin e tij të mërkurën në një ceremoni të shkurtër, por simbolike në Pallatin Perandorak.

Naruhito pason babain e tij, 85-vjeçarin Akihito, i cili abdikoi, pasi mosha dhe shëndeti nuk e linin më të vazhdonte detyrën.

Betohem se do të reflektoj thellë në rrugën e ndjekur nga Perandori Emeritus … dhe do të përmbushë përgjegjësinë time si simbol i shtetit dhe i unitetit të popullit të Japonisë”, tha perandori japonez.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota naruhito perandori japonez naruhito perandori japonez

Sondazh

Poll