Politike

‘Tiren e ke lon n’vij të dytë?’/ Rama i drejtohet komentuesit: Në burg! Aty ku do të shkojë kushdo që bën të njëj

17 Janar 2021, 11:54 Nga DOSJA
‘Tiren e ke lon n’vij të dytë?’/ Rama i drejtohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar kthimin e përgjigjeve të komentuesve në ‘Facebook’. Në videon ku Rama prezanton shifrat e mjekëve dhe infermierëve që janë vaksinuar nga Covid, një person e pyet Ramën për Tiren, se ku është.

Kryeministri nuk ia ka përtuar dhe i ka thënë: Në burg, aty ku do shkojë kushdo që bën të njëjtën poshtërsirë.

REPLIKAT:

Komentuesi: Po Tiren e ke lon n vij t dyt ?

Rama: Medemek humor ky eee? Tirja eshte ne burg e aty do shkoje kushdo qe ben te njejten poshtersi dhe uroj qe kujt i dalin perpara te tille maskarenj t’i denoncoje kudo te mundet! Por ama raste te tilla nuk e ndryshojne faktin se mjeket e infermieret tane jane heronj!

Tire Alldervishi është sanitarja që i zhvati para vajzës së pacientes me Covid, e cila ishte e shtruar te spitali ‘Shefqet Ndoqi’. Tashmë ajo ndodhet pas hekurave pasi gjykata i ka dhënë masën arrest me burg.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tire alldervishi edi rama tire alldervishi

Sondazh

Poll