Ish-deputetja tregon si u njoh me bashkëshortin, Oriola Pampuri: Kisha frikë nga daja i madh, zbrita dy stacione më para dhe
17 Janar 2021, 16:06Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputetja Oriola Pampuri ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshortin e saj mjek, Henrik Zotaj. E ftuar në “E diela shqiptare”, Pampuri u shpreh se në atë kohë, jetonte me gjyshërit dhe dajat dhe kishte frikë, sidomos nga daja i madh. Por në momentin që i tregoi për lidhjen e saj me Henrikun, ai ishte shumë dakord sepse besonte në zgjedhjen e Oriolës.
Ish-deputetja tregoi se pas kafesë së parë që kishin pirë vetëm, kishte zbritur dy stacione më larg shtëpisë që mos ta shikonin dajat dhe u druhej atyre. Ndërsa dorën Henrikut ishte kutjuar t’ja jepte pasi kishte zbritur, nga dritarja e makinës.
Pjesë nga biseda
Oriola Pampuri: Dua të shtoj diçka, ne kemi pasur një shoqëri të përbashkët dhe unë nuk isha tipi që dilja shpesh, daljet e mia ishin kur kishim sezon provim dhe një herë në javë kishim provim. Atë ditë që kisha provimin e mbaroja dhe dilja pasdite dhe ato pasdite, takoheshim me shoqërinë tonë dhe brenda kësaj tavoline kafeje ishte dhe Henriku me shoqërinë e tij. Doja të shtoja që unë jam rritur me mendësinë që shoqet e shokët i kemi motra dhe vëllezër dhe i shikoj me shumë dashuri dhe nuk e mendoja që nga një shoqëri kaq e ngushtë të lindte një dashuri. Në fakt e tillë ndodhi sepse vendosëm që një ditë të bukur më bënë ftesë të pimë kafe dhe më tha nuk do pijmë kafe që ta marrë vesh shoqëria jonë, por do e pimë veç.
Ardit Gjebrea: Çfarë mendove?
Oriola Pampuri:Aty pastaj thashë ka një gjë. Pimë kafe, u njohëm…
Ardit Gjebrea:Kur të përcolli natën e parë, drejt e në shtëpi?
Henrik Zotaj: Kur e kam shoqëruar për herë të parë në shtëpi Oriolën, kur u afruam afër zonës ku e kishte shtëpinë Oriola tha të zbres unë këtu? I thashë ti ke thënë që e ke më larg shtëpinë, Oriola zbriti nja dy stacione më poshtë me qëllim që mos ta shihnin prindërit. Pasi zbriti atëherë u kujtua që të jepte dorën.
Oriola Pampuri:I kam dhënë dorën nga dritarja e makinës. Thashë dy stacione më larg që të jem në rregull, që mos të më shohin as dajat, as mami.
Ardit Gjebrea:Kishe merak nga prindërit?
Oriola Pampuri: Sigurit që po.
Ardit Gjebrea:Dhe si e kalove provimin me ta?
Oriola Pampuri:Unë jam rritur me gjyshërit dhe në shtëpinë e tyre ishin dy dajat e mi dhe më shumë problem ishte me dajën e madh. Unë faktikisht ia kisha thënë pak mamit dhe mënyra si ia kisha thënë, ishte shumë e kënaqur, ia thamë dhe babit deri diku, por ishte problemi si do ia thonim dajës sepse ai ishte daja i madh, me ato traditat sepse bëhet fjalë para 18 vitesh. E marr dajën në kafe i them kam një lidhje, është filani. Tha që unë jam i bindur që zgjedhjet e tua dhe nuk gabon. Ardhja e parë e Henrikut në shtëpi mua më befasoi. Kishte marrë një tufë me lule për mamin, mami aty u kënaq.
(f.m/dodja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAMURRAS– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në një fejesë që u bë në qytetin e Mamurrasit. Rama i shoqëruar nga stafi i tij shkoi në banes...
Politike17 Janar 2021, 13:03
TIRANË– Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim B...
SHKODËR– Partia Demokratike ka denoncuar një rast në Bashkinë e Vaut të Dejës.Sekretari i degës së Vaut të Dejës, Gentian Ndoj shprehet se janë abuzuar 99 ...
KAVAJË– Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Pas 60 vitesh mungesë investimesh në ujësjellës, ka nisur puna pë...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili e pyet në ‘Facebook’ në lidhje me letrën e ambasadës franceze. Komentuesi shprehet...
TIRANË– Sot shënohet 100 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, i cili, me vendimet e tij, konsolidoi më tej organizimin strukturor e pë...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla së bashku me gazetarët e Qarkut të Elbasanit vizitoi një nga zonat më të bukura dhe atraktive në ...
TIRANË– Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi në një bashkëbisedim në Gosë të Rrogozhinës, se si PD-ja, ashtu edhe L...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme tek çmimi i energjisë elektrike. Basha ka postuar një video në Facebo...