Skandali në Bashkine e Vaut te Dejës, PD: Vidhen rreth 400 milionë lekë me tendera për rindertimin e nje shkolle, është n
17 Janar 2021, 12:31Nga DOSJA
SHKODËR– Partia Demokratike ka denoncuar një rast në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Sekretari i degës së Vaut të Dejës, Gentian Ndoj shprehet se janë abuzuar 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë,.
PD shprehet se projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë është i parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të, nga “Garda Federale te Neë York dhe Neë Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane.
‘E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.’-shton Ndoj.
DEKLARATE PARTIA DEMOKRATIKE, DEGA VAU I DEJES, GENTIAN NDOJ SEKRETAR
Abuzimet dhe vjedhjet nuk ndalen në Bashkinë Vau Dejës, deri më tani janë abuzuar plotë 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë, jo vetëm që po grabisin çdo ditë qytetaret e saj, por Bashkia Vau Dejës grabit dhe mashtron edhe me investimet e Ambasadës Amerikane.
99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh”.
Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë I parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te New York dhe New Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane. Ndërkohe qe në përshkrimin e këtij investimi, shkruhet e zeza në të bardhë që kjo shkollë e ndërtuar ne vitin 1850, ka nevojë urgjente për rikonstruksion pasi në këtë shkollë nuk është vënë asnjëherë dorë, në një kohë kur banorët e Bashkisë Vau Dejës dhe opinion publik e di shume mirë se ky investim, mban firmën e Ambasadës Amerikane, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht: Pamje shkolla – fjala e zv/ambasadorit
E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.
Mashtrime në cdo hap, ku abuzohet edhe me numrin e nxenesve. Ne shkresat publike, Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxnënës, kur në të vertete, ajo aktualisht ka vetem 205 nxënës.
Është krejtësisht e qarte qe këto të dhënat nuk korrespondojnë me ato qe janë paraqitur në këtë procedurë nga Bashkia Vau Dejës. Përveçse se kjo Bashki mashtron me vitet e ndërtimit të këtyre objekteve të kësaj procedure, mashtron me numrin e nxënësve, mohon çdo Investim të bërë nga buxheti i shtetetit, nga taksat e qytetarëve dhe donatorët e huaj, vetëm e vetëm për të arritur të vjedhë mbi 336 milion. Partia Demokratike dega Vau Dejës, denoncon këto raste abuzive, ku janë grabitur taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës. I bëjmë thirrje, SPAK që të nis menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre afereve korruptive, ndërkohë që ftojmë banorët të denoncojnë raste të tilla abuzive, ne ju garantojmë se do të jemi avokati më I mirë I banorëve të Bashkisë Vau Dejës.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Pas 60 vitesh mungesë investimesh në ujësjellës, ka nisur puna pë...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili e pyet në ‘Facebook’ në lidhje me letrën e ambasadës franceze. Komentuesi shprehet...
TIRANË– Sot shënohet 100 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, i cili, me vendimet e tij, konsolidoi më tej organizimin strukturor e pë...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla së bashku me gazetarët e Qarkut të Elbasanit vizitoi një nga zonat më të bukura dhe atraktive në ...
TIRANË– Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi në një bashkëbisedim në Gosë të Rrogozhinës, se si PD-ja, ashtu edhe L...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme tek çmimi i energjisë elektrike. Basha ka postuar një video në Facebo...
TIRANË– Në përkujtimin e 553-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Presidenti Ilir Meta shprehet se ai mbetet pasaporta më dinjitoz...
TIRANË– Nga Gosa e Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha...
TIRANË-Deputeti socialist Ervin Bushati është kallëzuar dy herë në KQZ. Kallëzimet janë kryer nga një organizatë dhe një individ pasi Bushati ka qënë i pra...