Bota

Rikthimi në atdhe, dalin pamjet e para ku Navalny shkel në tokën ruse, momenti pikant ku puth gruan para se të arrestohej (F

17 Janar 2021, 19:28 Nga DOSJA
Rikthimi në atdhe, dalin pamjet e para ku Navalny shkel në tokën

RUSI-Foto dhe video nga momenti i kthimit në Rusi të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny janë shpërndarë në të gjitha mediat botërore. Dailymail ka publikuar disa foto dhe video nga momenti kur Navalny zbret nga avioni dhe shkel në tokën ruse për herë të parë pas 5 muajsh.

Navalny ka zbritur nga avioni së bashku me gruan e tij Yulia Navalnaya. Pas zbritjes Navalny ka puthur gruan e tij para se të arrestohej nga forcat e policisë.

Kreu i opozitës ruse  u helmua ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. I akuzuari kryesor për helmimin e tij ishte Vladimir Putin, megjithëse ky i fundit ka mohuar akuzat.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny alexei navalny kthehet ne rusi alexei navalny alexei navalny kthehet ne rusi

Sondazh

Poll