Bota

Rikthimi në atdhe/ Navalny arrestohet në minutat e para që shkel në Rusi

17 Janar 2021, 18:44 Nga DOSJA
Rikthimi në atdhe/ Navalny arrestohet në minutat e para që shkel

RUSI- Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është arrestuar nga policia ruse në minutat e para që ka shkelur në Rusi. Lajmin e ka bërë të ditur CNN, e cila shkruan se ai u mor nga oficerët e policisë në kufi pa shpjegime.

Zëdhënësi i tij, Kira Yarmysh tha se me të nuk u lejua që të shkonte as avokati i tij. Navalny mbërriti në Rusi në orën 20:15, pasi qëndroi në ajër për rreth 40 minuta. Ende nuk dihet se për çfarë arsye u vonua ulja e avionit që solli Navalny dhe bashkëshorten e tij Yulia Navalnaya.

Shumë mbështetës të tij janë arrestuar diten e sotme nga forcat e policisë, teksa po prisnin që avioni i tij të ulej në Moskë. Ndër të arrestuarit janë edhe ndihmësi i tij Lyubov Sobol, menaxheri Ruslan Shaveddinov dhe gazetari Vlad Dokshin. Ndërkohë që para se të ulej Navalny tha për gazetarët se nuk kishte frikë që të kthehej në Rusi pasi ishte vendi i tij dhe se ai ishte i pafajshëm.

“Ata do të më arrestojnë? Ata do të më arrestojnë? Kjo është e pamundur, unë jam një person i pafajshëm. Ndjej se jam një qytetar i Rusisë që kam të drejtën e plotë për t’u kthyer në shtëpinë time,” tha ai.

Kreu i opozitës ruse  u helmua ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. I akuzuari kryesor për helmimin e tij ishte Vladimir Putin, megjithëse ky i fundit ka mohuar akuzat.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny alexei navalny kthehet ne rusi alexei navalny alexei navalny kthehet ne rusi

Sondazh

Poll