Bota

Mbështetësit e tij arrestohen ndërsa kritiku i Kremlinit rikthehet në shtëpi, Navalny: Jam qytetar i Rusisë, është e dr

17 Janar 2021, 18:31 Nga DOSJA
Mbështetësit e tij arrestohen ndërsa kritiku i Kremlinit

RUSI- Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është rikthyer në Rusi. Avioni me të cilin Navalny po fluturonte nga Gjermania është ulur në Moskë në orën 20:15. The Moscow Times shkruan se ai është pritur nga shumë gazetar dhe mbështetës të tij në aeroport ku disa prej tyre janë arrestuar për shkak të trazirave që kanë bërë. Një nga të arrestuarit në Moskë ditën e sotme është edhe ndihmësi i tij më i lartë Lyubov Sobol.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët në lidhje arrestimin e tij, Navalny u përgjigj se është e pamundur pasi ai është i pafajshëm. Më tej ai tha se si qytetar i Rusisë ka të drejtë që të kthehet në vend.

“Ata do të më arrestojnë? Ata do të më arrestojnë? Kjo është e pamundur, unë jam një person i pafajshëm. Ndjej se jam një qytetar i Rusisë që kam të drejtën e plotë për t’u kthyer në shtëpinë time,” tha ai.

Navalny ndodhej në Gjermani për shkak se u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny kthehet ne rusi alexei navalny aleksei navalny kthehet ne rusi alexei navalny

Sondazh

Poll