Bota

Mutacionet e reja, Austria zgjat izolimin e tretë kundër Covid-19

17 Janar 2021, 13:39 Nga DOSJA
Mutacionet e reja, Austria zgjat izolimin e tretë kundër Covid-19

AUSTRI– Austria ka vendosur të zgjasë izolimin e saj të tretë kundër COVID-19 deri në 7 shkurt.

Kufizimet që janë në fuqi priteshin të mbaronin më 24 janar, por zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se nivelet e infeksioneve janë shumë të larta për të filluar zbutjen e kufizimeve në këtë fazë. Autoritetet kanë frikë se mund të regjistrojnë rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës, shkruajnë mediat e huaja.

Austria, një vend me 8.9 milion banorë, është në izolimin e saj të tretë, ku vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura.

Që prej fillimit të pandemisë, Austria  ka raportuar 390,00 raste me Covid-19 dhe pothuajse 7,000 vdekje nga COVID-19.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austria zgjat masat e izolimit mutacionet e reja te covid austria zgjat masat e izolimit mutacionet e reja te covid

Sondazh

Poll