Bota

Dorëheqja e Lukashenkos/ Populli i Bjellorusisë nuk përmbahet, vazhdojnë protestat në muajin e pestë 

17 Janar 2021, 16:16 Nga DOSJA
Dorëheqja e Lukashenkos/ Populli i Bjellorusisë nuk përmbahet,

BJELLORUSI- Protestat në Bjellori duket se nuk kanë të ndalur. Radio Evropa e Lirë shkruan se qytetarët i vendit ka dalë sot në protestë në kryeqytetin e Bjellorusisë dhe disa qytete të tjerë për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ditën e sotme protestuesit kanë marshuar në mënyrë të qetë dhe pa trazira ndryshne nga herët e tjera ku mijëra qytetarë shkatërronin çdo gjë që iu del përpara. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar edhe mbajtjen e përgjegjsisë nga ana e autoriteteve për dhunimin e protestuesve gjatë këtyre 5 muajve.

Protestat në Bjellorusi kanë filluar që kur autoritetet kanë njoftuar se fituesi i votimeve në 9 gusht është Aleksandër Lukashenko. Që nga muaji gusht njerëzit kanë dalë në rrugë çdo javë për të kërkuar që Lukashenko të tërhiqet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko protestat ne bjellorusi aleksandër lukashenko protestat ne bjellorusi

Sondazh

Poll