Bota

E RËNDË! Dy gjyqtare qëllohen për vdekje në kryeqytetin e Afganistanit

17 Janar 2021, 13:29 Nga DOSJA
E RËNDË! Dy gjyqtare qëllohen për vdekje në kryeqytetin

AFGANISTAN– Dy gjyqtare femra janë vrarë nga persona të armatosur të panjohur në një pritë mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Afganistanit.

Sulmi ndaj gjyqtareve të Gjykatës së Lartë ndodhi teksa ata po shkonin për në punë, shkruan Aljazeera.

Deri më tani, nuk është zbuluar identiteti i asnjërit prej personave që kryen krimin e rëndë.

Ky është sulmi i fundit në një seri vrasjesh që po ndodhin në mbarë Afganistanin. Shumica e personave që po shënjestrohen janë civilë, gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, liderë fetarë dhe gra që mbajnë poste publike.

Sulmi i fundit vjen dy ditë pasi Pentagoni njoftoi se uli nivelet e trupave amerikane në Afganistan në 2,500, më e ulta në gati dy dekada.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistan vriten dy gjyqtare afganistan vriten dy gjyqtare

Sondazh

Poll