Rikthehen reshjet e dendura! KESH bën njoftimin e fortë: Prurjet në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës priten të rriten ndjesh
17 Janar 2021, 18:09Nga DOSJA
TIRANË– Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare, KESH, ka njoftuar se raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu.
Në njoftimin zyrtar thuhet se reshjet do të kenë pasoja në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin, ndërsa prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.
KESH shton se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike që reshjet e shumta të mos kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.
Njoftimi i KESH:
Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm. Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.
Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore. Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës. KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.
Ndërsa sot vendi është përfshirë nga acari e temperaturat e ulëta. Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin për ditën e nesërme, ku pritet që temperaturat të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 17 janari është dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Sot ai bënë 553 vjet që ka ndërruar jetë. Për Skëndërbeun janë n...
Aktualitet17 Janar 2021, 17:03
IGUMENICË– Një shqiptar është vënë në pranga teksa transportonte 35 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Mësohet se shqiptari, ende i paidentifikua...
TIRANË– Shkrimtari dhe porfesori Aurel Plasari ka ndarë sot në kuadër të 553-vjetorit të vdekjes së Heroit Tonë Kombëtar, Skënderbeu, një fragment ng...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se ka shumë persona, që sipas tij, njësoj si Tire Alldervishi përfitojnë nga situata dhe zhvasi...
ZVICËR– Mirsad Avdiaj, djali i madh i familjes, katër anëtarët e të cilës u shuan në një aksident automobilistik, ndihet si pjesë e një filmi të keq horror...
SHQIPËRI– 1277 viktima, 25 mijë e 960 të infektuar aktivë dhe 40 mijë e 453 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandem...
Aktualitet17 Janar 2021, 15:31
TIRANË– Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me ku...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar të gjithë mësuesit për rregullat që duhet të ndjekin nga nesër e në vijim, duke iu referuar situa...