Aktualitet

Humbi katër familjarët në aksidentin tragjik, flet Mirsad Avdiaj: Ndihem si pjesë e një filmi të keq horror, uroj ta kenë

17 Janar 2021, 15:47 Nga DOSJA
Humbi katër familjarët në aksidentin tragjik, flet Mirsad Avdiaj:

ZVICËR– Mirsad Avdiaj, djali i madh i familjes, katër anëtarët e të cilës u shuan në një aksident automobilistik, ndihet si pjesë e një filmi të keq horror.

Në një rrëfim për të përditshmen zvicerane ‘Blick’, Mirsadi shprehet se katër familjarët e tij, motra, vëllai, nëna e babai do të udhëtonin drejt Zvicrës ku dhe ai ndodhet dhe ishin mjaft të lumtur, por rruga iu pre në mes.

I riu tregon se të atin e kishte shokun më të mirë dhe se ishte i lumtur që edhe më të vegjlit e familjes së tyre, do të shkonin në Zvicër. Për Violetën, të voglën që i mbijetoi aksidentit, Mirsadi shprehet se është rëndë ende.

Ndihem sikur jam në një film të keq horror. Ende nuk mund të mendoj qartë. Babai im ishte shoku im më i mire. Unë i kam dashur aq shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im. Babai donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri.

Ai ishte aq i lumtur. Violeta është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të Premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet. Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë,”- shprehet Mirsadi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rubik, teksa mjeti me të cilin udhëtonte familja u përplas me një kamion. Për pasojë, ndërruan jetë katër anëtarët e familjes Avdiaj, Blerimi, Anjeza, Kledi, e Medina, ndërsa Violeta ndodhet ende në spital. të ndjerët do të varrosen në Prishtinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rubik anjeza avdiaj blerim avdiaj kledi avdiaj medina avdiaj mirsad avdiaj violeta avdiaj aksidenti ne rubik anjeza avdiaj blerim avdiaj kledi avdiaj medina avdiaj mirsad avdiaj violeta avdiaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 15:31

TIRANË– Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me ku...