553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, kush ishte Heroi Ynë Kombëtar që u mor peng dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në
TIRANË- 17 janari është dita e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Sot ai bënë 553 vjet që ka ndërruar jetë. Për Skëndërbeun janë ngritur buste në shenjë mirënjohje dhe falenderimi në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Itali, Belgjikë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera. Ndërkohë që figura e Skëndërbeut respektohet nga shumë vende për shkak të trimërisë dhe zgjuarsisë që ai ka treguar gjatë pushtimit otoman. Por ka edhe raste incidentesh ku busti i tij vandalizohet. Një gjë e tillë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku është shgarravitur.
Po kush ishte Skëndërbeu?
Gjergj Kastriot Skëndërbeu është konsideruar për mbi 500 vjet si heroi ynë kombëtar. Ai lindi në vitin 1405 dhe ishte djali më i vogël i Kastriotëve. Në moshën 9-vjeçare ai u mor peng nga ushtria otomane dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Turqi ku u stërvit për tu bërë një nga komandantët më të fuqishëm që është parë ndonjëherë.
Në momentin e parë që gjeti mundësi Skëndërbeu u kthye në vendin e tij Arbëri (Shqipëri) e çliroi atë nga pushtimi osman dhe e quajti veten “Zot” të saj. Ai e mbajti Arbërinë të lirë për 25 vite, deri në momentin që vdiq në vitin 1468. Skëndërbeu konsiderohet si hero edhe nga të gjitha vendet e Evropës Perëndimore pasi ndaloi ushtrinë osmani që t’i pushtonte ato.
Në shekullin e 15 Gjergji ishte Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës. Ai u njoh si komandant i të gjitha fiseve në Shqipëri dhe si dhe mbështetës i fesë së Krishterë. Në 25 vite të ashpra lufte dhe pushtimesh Skëndërbeu me ushtrinë e tij kanë humbur vetëm 2 beteja kundër fuqisë së madhe të ushtrisë osmane.
Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka bërë një video ku janë disa pamje të busteve që janë ngritur në vende të ndryshme të botës për të nderuar figurën e lartë heroit tonë kombëtar.
Postimi i plotë:
“Përkujtojmë sot me respekt udhëheqësin e parë të shtetit shqiptar, qëndrestarin heroik të mbrojtjes së vendit dhe vlerave evropiane, heroin legjendar të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Figura e tij është shenjtëruar në simbol dhe element të identitetit kombëtar. #Skënderbeu do të kujtohet ndër breza si udhëheqës i suksesshëm e vizionar, mjeshtër i madh i luftës, prijës i një vendi të vogël, por me respekt e vlerësim ndërkombëtar. Politika e jashtme e tij ishte politikë e aleancave me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë të kohës, e ndërtuar me inteligjencë e diplomaci. Ky “flamur frymëzues” i mobilizimit të popujve për liri, “valëvitet” i respektuar anembanë botës. Për trashëgiminë e tij flasin bustet, monumentet, emrat e shesheve e rrugëve të disa prej kryeqyteteve evropiane e botërore. Çdo shqiptar larg atdheut, s’ka si të mos ndihet krenar kur në dhè të huaj lexon: “Skënderbe”
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Aurel Plasari ndan fragmentin nga libri i tij: Arbëria ishte tanimë vetëm një trup m
TIRANË– Shkrimtari dhe porfesori Aurel Plasari ka ndarë sot në kuadër të 553-vjetorit të vdekjes së Heroit Tonë Kombëtar, Skënderbeu, një fragment ng...
Skënder Brataj flet për skandalin e sanitares në Covid-2: Edhe mes nesh ka përfitues, e kemi të vështirë t’i identifiko
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se ka shumë persona, që sipas tij, njësoj si Tire Alldervishi përfitojnë nga situata dhe zhvasi...
Humbi katër familjarët në aksidentin tragjik, flet Mirsad Avdiaj: Ndihem si pjesë e një filmi të keq horror, uroj ta kenë
ZVICËR– Mirsad Avdiaj, djali i madh i familjes, katër anëtarët e të cilës u shuan në një aksident automobilistik, ndihet si pjesë e një filmi të keq horror...
7 viktima dhe 474 raste të reja me Covid-19. Del BILANCI i 24 orëve të fundit, shkon në 1277 numri i jetëve të humbura
SHQIPËRI– 1277 viktima, 25 mijë e 960 të infektuar aktivë dhe 40 mijë e 453 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandem...
Covid-19 dhe i ftohti, Evis Kushi-mësuesve: Hapni dritaret e klasave të paktën 5-6 herë në ditë, ruani dhe temperaturën k
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar të gjithë mësuesit për rregullat që duhet të ndjekin nga nesër e në vijim, duke iu referuar situa...
Parakalime e gara me shpejtësi ‘skëterrë’, ku është Policia që s’monitoron ‘të pandalshmit’, rasti i Stiven Das
TIRANË– Në vetëm tre ditë, përveç përplasjeve të përditshme, shumë prej të cilave nuk bëhen as publike pasi zgjidhen nga vetë drejtuesit e mjeteve, ...
‘Meriton vëmendjen maksimale të shtetit’/ Vajza e piktorit Mustafa Arapi i drejtohet Ramës dhe Manastirliut: Babi im ësh
TIRANË– Dorina Arapi, vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka zbuluar se babai është infektuar me koronavirus dhe ditën e djeshme u shtrua te...
DESTINACIONI/ Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi u nisën nga Tirana, kryen ‘porosinë’ me Scorpions dhe u ‘zhdukën
TIRANË– Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdu...