Aktualitet

7 viktima dhe 474 raste të reja me Covid-19. Del BILANCI i 24 orëve të fundit, shkon në 1277 numri i jetëve të humbura

17 Janar 2021, 15:33 Nga DOSJA
7 viktima dhe 474 raste të reja me Covid-19. Del BILANCI i 24 orëve

SHQIPËRI– 1277 viktima, 25 mijë e 960 të infektuar aktivë dhe 40 mijë e 453 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në raportimin e 24 orëve të fundit ka bërë me dije se shtatë persona të tjerë kanë ndërruar jetë. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)
Raste të reja ditore        474
Të shëruar në 24 orë     363
Të shtruar në spitale     282
Humbje jete në 24 orë   7
Testime ditore             2521

Testime totale          313,188
Raste pozitive           67,690
Raste të shëruara       40,453
Raste Aktive             25,960
Humbje jete                1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14962
Fier  1961
Shkodër  1378
Durrës  1446
Lezhë  1016
Vlorë   1049
Korçë    880
Elbasan  1045
Berat  821
Dibër  532
Gjirokastër 478
Kukës 392

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2021, 15:31

TIRANË– Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me ku...