Aktualitet

Covid-19 dhe i ftohti, Evis Kushi-mësuesve: Hapni dritaret e klasave të paktën 5-6 herë në ditë, ruani dhe temperaturën k

17 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA
Covid-19 dhe i ftohti, Evis Kushi-mësuesve: Hapni dritaret e klasave

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar të gjithë mësuesit për rregullat që duhet të ndjekin nga nesër e në vijim, duke iu referuar situatës së Covid-19 dhe temperaturave të ulëta.

Në një njoftim zyrtar, Kushi shkruan se për të mbrojtur nxënësit nga koronavisuri, dritaret e klasave duhen mbajtur hapur, por jo gjatë gjithë kohës, duke qenë se vendin tonë tashmë e ka pushtuar acari.

Ministrja shton se të paktën pesë osë gjashtë herë, dritaret duhen hapur për të ajrosur ambientin, ndërkohë që mësuesit duhet të kenë parasysh edhe mbajtjen e një temperature konstante nëpër klasa.

Postimi i plotë: Njoftim i rëndësishëm! Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.

Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”. Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll