Sport

Shtyhet festa për Partizanin, Starova e ndal me Laçin

27 Prill 2019, 19:21 Nga DOSJA
Shtyhet festa për Partizanin, Starova e ndal me Laçin

TIRANË- Partizani dhe Laçi janë ndarë sot në një barazim 1 me 1 në një ndeshje që ishte e vlefshme në Kategorinë Superiore. Përballja mes dy skuadrave ishte e zjarrtë dhe fati i sfidës u vendos nga dy penallti.

I pari që shënoi ishte Ndriçim Shtubina që në minutën e 22-të dhe kaloi në avantazh kurbinasit. Një pjesë e parë e kënaqshme për kurbinasit, ndërkohë që duhet theksuar se po në pjesën e parë, Mensah humbi një mundësi të artë me portën boshë.

Ndërkohë që në të dytë, loja foli për të kuqtë, të cilët e kërkuan me ngulm golin e barazimit dhe e gjetën në minutën e 82-të me anë të Telushit që realizoi nga pika e bardhë me një “Panenka”. Me barazimin e sotëm, Partizani u ngjit në kuotën e 62 pikëve, teksa Laçi mban vendin e 5-të me 45 pikë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore laçi partizani skënder gega sulejman starova kategoria superiore laçi partizani skënder gega sulejman starova

Sondazh

Poll