Aktualitet

Vrau gruan për xhelozi, pendohet burri nga Memaliaj, nuk pushon së qari

1 Maj 2019, 13:40 Nga DOSJA
Vrau gruan për xhelozi, pendohet burri nga Memaliaj, nuk pushon së

TEPELENË– Skënder Hoxha, burri i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye xhelozie. Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.

Ai sot ka shfaqur pendesë dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë. Ditën e sotme është mbajtur me qetësues, sepse pasi e ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka bërë, nuk ka pushuar së qari, e ndërsa endej në dhomë duke kërkuar të shoqen.

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj ku u vra nëna e 4 fëmijëve, Antoneta Hoxha, nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ai e vrau dhe tentoi të fshehë autorësinë e krimit.

Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë. Pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta hoxha krimi ne familje krimi ne memaliaj skender hoxha vrasja ne memaliaj antoneta hoxha krimi ne familje krimi ne memaliaj skender hoxha vrasja ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2019, 12:51

TIRANË- Drejtori i Institutit të krimeve të Komunizmit Agron Tufa, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka sqaruar akuzat dhe ofendimet që i janë bërë prej de...