Aktualitet

Zbulohet shuma e saktë, sa milionë euro u vodhën më 9 prill në Rinas

1 Maj 2019, 09:51 Nga DOSJA
Zbulohet shuma e saktë, sa milionë euro u vodhën më 9 prill

Tiranë- Më në 9 prillit në Rinas mësohet se janë grabitur 6 milionë euro. Kjo shifër është konfirmuar nga tre bankat,  që atë ditë nëpërmjet kompanisë së sigurimit po bënin transportin e parave nga Rinasi për në Vjenë. Mësohet se shuma e parave i përket tre bankave të nivelit të dytë në vend.

Në grabitjen në Rinas morën pjesë 5 persona ku një prej tyre ishte Admir Murataj, i cili ngeli i vrarë në këtë vjedhje spektakolare.

Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”.

Ndërkohë nga policia për këtë grabitje janë arrestuar: Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

Një ditë më parë ky i fundit i njohur si “Daja”  mohoi përfshirjen e tij në grabitje. Ai sfidoi hetuesit që t’a përballin me Alkond Bengasin, i penduari i drejtësisë që e identifikoi Haxhiajdinin. Ai tha  para gjykatës se disponon prova të forta se nuk ka lidhje me grabitjen e Rinasit. Ditën që ka ndodhur vjedhja, ai deklaoi se ka qenë në një drekë me një grup miqsh.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 milionë euro të grabitura grabitja ne rinas shuma e parave të grabitura 6 milionë euro të grabitura grabitja ne rinas shuma e parave të grabitura

Sondazh

Poll