Aktualitet

Banorët e Sharrës kundër zgjerimit të landfillit: Fëmijët s’mi ka pjellë lopa, tokën ma morën ditën kur varrosa baba

1 Maj 2019, 10:48 Nga DOSJA
Banorët e Sharrës kundër zgjerimit të landfillit:

Tiranë- Banorët e Sharrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër landfillit në atë zonë pasi sipas tyre po zgjerohet dita ditës dhe po ju merret pronat nga shteti shumë lirë. 

“Këto firmat nuk vijnë fare. Nuk e dimë se kush është pronar këtu. Landfilli po zgjerohet me tokat tona. Ko është toka jonë e vjetër e jona. Ata na i rrethuan. Na i kanë marrë tokën bujqësore  me 4 mijë lekë të vjetra”, u shpreh një banor. 

Ndërsa një tjetër u shpreh se i kanë rrethuar pronën ditën kur i ka vdekur babai. Ai shprehet se ka frikë edhe për fëmijët e tyre pasi aty shkarkohen tonelata me mbetje. 

“Komisariat kemi qenë 5 ose 6 herë. Unë do të lija babain mbi dhe dhe të hiqja rrethimin. Nuk na pranon kush ne. Na i kanë rrethuar, unë dua pronën time. Kjo është punë është në mënyrë hajdute. Kemi frikë për fëmijët . Nuk na i ka pjellë lopa fëmijët e tyre. Do i mbroj me kaq tokat e mia.”, u shpreh një tjetër banor.

Nga policia janë shoqëruar protestues pasi nuk duan që pronat e tyre të merren nga landfilli dhe kanë kundërshtuar vendimin.  

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e sharrës në protestë landfilli në sharrë banorët e sharrës në protestë landfilli në sharrë

Sondazh

Poll