Aktualitet

‘Vendi ku punojnë qorrat e gëzojnë horrat’, kush është personazhi që ‘prishi’ sot festën e qeverisë tek Panairi

1 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
‘Vendi ku punojnë qorrat e gëzojnë horrat’, kush

Tiranë- Pikërisht sot në ditën e 1 majit, po zhvillohet panairi i punës në sheshin Skënderbej. Çadra të bardha janë ngritur në këtë shesh dhe flitet se ofrohen vende të lira pune.

Por ndryshe nga të tjerët, Dilaver Nelaj edhe sot ka protestuar. Tashmë i njohur për pankartat e tij ai sot ka dalë te panairi duke i prishur kështu ‘festën’ shumë të tjerëve që sot po gjejnë ‘punën’ e shumëkërkuar.

“Shqipëria është vendi ku qorrat punojnë dhe gëzojnë horrat, horranistan 1 maj”, ka shkruar Dilaver Nelaj në pankartën e tij.

Si është të punosh në Shqipëri?

Tregu i punës në Shqipëri ka shumë probleme.Të mos i futemi papunësisë por le të përqëndrohemi te kushtet e punës në vend. Shqiptarët punojnë mbi 40 orë në javë. Një pjesë e tyre nuk ka sigurime, kushte teknike apo pushime zyrtare. Ndërkohë ligji i parashikon por nuk zbatohen. Vizitat mjekësore, të detyrueshme nga kompanitë nuk iu ofrohen falas punonjësve. Të pakta janë kompanitë që ofrojnë kushte të tilla pune.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dilaver nelaj dilaver nelaj

Sondazh

Poll