Aktualitet

U masakrua me thikë nga dy rusë, shqiptari humb jetën në burgun e Trikalasë

1 Maj 2019, 10:14 Nga DOSJA
U masakrua me thikë nga dy rusë, shqiptari humb jetën në

GREQI– Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën pasi është masakruar me thika nga dy shtetas rus në burgun e Trikalasë.

Sipas mediave greke, shqiptari u sulmua me thikë në këmbë, krahë dhe kraharor  nga rusët gjatë një përleshjeje mes tyre jashtë klinikës së burgut.

I burgosuri shqiptar u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut, ku humbi edhe jetën për shkak të plagëve të marra.

Deri më tani mediat greke nuk kanë publikuar asnjë detaj lidhur me identitetin e shqiptarit përveç moshës 29-vjeçare.

Në dy vitet e fundit, më shumë se 30 vrasje dhe vdekje të shqiptarëve kanë ndodhur në burgjet greke. Rastet më të fundit janë ato të Bandion Tushës dhe Albert Bakos, të cilët u vranë në burgun e Koridhalosit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i trikalase greqi vritet shqiptari ne greqi burgu i trikalase greqi vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll