Aktualitet

“Rama qytetar nderi”, flet këshilltari: Do i bëj një bust me paratë e mia, pse propozova titullin

1 Maj 2019, 10:18 Nga DOSJA
“Rama qytetar nderi”, flet këshilltari: Do i bëj një

Dibër- Këshilltari i pavarur i bashkisë Dibër, Astrit Ademi i cili ishte i pari që propozoi titullin e nderit për Ramën ka deklaruar se është shumë mirënjohës ndaj kryeministrit Rama. Ai ka theksuar se kur të përfundojë rruga e Arbrit do i bëjë një bust Ramës me paratë e tij pasi kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e zonës aty.

“E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si gjë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran.”, u shpreh këshilltar i pavarur në Bashkinë Dibër.

Rama nuk e pranoi titullin e Bashkisë Dibër dhe një ditë më parë zyra Kryeministrisë theksoi se ai  ka qenë, mbetet dhe do të jetë kundër titujve honorifikë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit ademi edi rama refuzimi i titullit nga rama titulli i nderit diiber astrit ademi edi rama refuzimi i titullit nga rama titulli i nderit diiber

Sondazh

Poll