Politike

Takoi nxënësit në shkollë me bluzën e PS, kallëzohet dy herë në KQZ Ervin Bushati

17 Janar 2021, 09:44 Nga DOSJA

TIRANË-Deputeti socialist Ervin Bushati është kallëzuar dy herë në KQZ. Kallëzimet janë kryer nga një organizatë dhe një individ pasi Bushati ka qënë i pranishëm në një shkollë në Tiranë, 100 ditë para zgjedhjeve vendore.

Bushati ka dhuruar libra për nxënësit duke mbajtur veshur bluzen me mbishkrimin: ‘PSTR’  që do të thotë Partia Socialiste Tiranë’.

Dy kallëzimet janë bërë për të njëjtën arsye, pasi përdorimi i shkollave për qëllime politike është e ndaluar në cdo kohë sipas legjislacionit shqiptar, dhe jo vetëm në muajt afër zgjedhjeve.

“Qëndresa Qytetare denoncon shkeljen e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komizionit Rregullator i KQZ nga deputeti i Partise Socialiste Ervin Bushati duke përdorur brenda orarit mësimor nxënësit dhe mësuesit e Shkollës “Misto Mame”, duke shfaqur në bluzën e tij siglën e PS dhe duke deklaruar se ka ka dhuruar libra për ta”,-thuhet në denoncimin e parë.

Të njëjtat shkelje evidentohen edhe në kallëzimin tjetër:

Ligji ndalon aktivitete politike ne mjedise shkollore dhe aktualisht shkolla duhet te jete online, megjithate deputeti E.Bushati, koordinator politik i PS Tirane ka publikuar aktivitet te tij (me siglen e PS veshur/te dukshme) me nxenes e mesues te kesaj shkolle, ku deklaron se ka shperndare edhe dhurata. Perdorimi i shkolles, perfshirja e mesuesve/drejtuesve, akti i deputetit, dhuratat dhe sigla politike ne shkolle, jane akte qe vijne ne kundershtim me Kodin Zgjedhor”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin bushati kallezim ndaj ervin bushatit ervin bushati kallezim ndaj ervin bushatit

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2021, 17:35

TIRANË– Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në...