Politike

553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta: Është ylli polar i kombit

17 Janar 2021, 09:59 Nga DOSJA
553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta: Është ylli polar

TIRANË– Në përkujtimin e 553-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Presidenti Ilir Meta shprehet se ai mbetet pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane.

Me anë të një shkrimi, Meta thotë se Skënderbeu është shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë” shkruan Presidenti në një postim në faqen e tij në Facebook.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjergj kastriot skenderbu ilir meta gjergj kastriot skenderbu ilir meta

Sondazh

Poll