Politike

Basha poston videon e Ramës: Ai gënjeu shqiptarët, rriti çmimin e energjisë, duhet të largohet

17 Janar 2021, 10:08 Nga DOSJA
Basha poston videon e Ramës: Ai gënjeu shqiptarët, rriti

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme tek çmimi i energjisë elektrike. Basha ka postuar një video në Facebook, aty ku shfaqet Rama që premton uljen e çmimit. Kreu i demokratëve shkruan se Rama gënjen pasi ai e ka rritur çmimin e energjisë, ndaj duhet të largohet.

Banorët shprehen se çmimi është shumë i lartë e se ngrohen me batanije, e me ujë të ngrohtë.

‘75% e popullsisë janë të detyruar të lënë bukën për të paguar energjinë.’-shprehet një banor në videon e mëposhtme.

POSTIMI:

Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll