Politike

‘PD-LSI e kanë humbur busullën’/ Veliaj: Demokratët e thjeshtë ngrohen në diell dhe deputetë bëhen Fatmir Med

17 Janar 2021, 09:54 Nga DOSJA
‘PD-LSI e kanë humbur busullën’/ Veliaj: Demokratët e

TIRANË– Nga Gosa e Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se më 25 prill pritet vetëm thellimi i rezultatit të Partisë Socialiste, pasi opozita e ka humbur busullën.

Ai theksoi se të jesh sot me Partinë Demokratike është fyerje, pasi kur demokratët presin prurjet e reja për zgjedhjet e 25 Prillit, shohin që kandidatë për deputetë caktohen emrat që deri më sot janë përdorur si meme nëpër rrjetet sociale.

LSI-ja është shpërbërë si kokoshi në një thelë. PD-ja e ka humbur fare busullën. Të jesh sot me PD-në duhet të ndihesh njeriu më i fyer në botë sepse ti si demokrat pret dhe shikon që Fatmir Mediu i Gërdecit caktohet kandidat për deputet apo Nard Ndoka me Dash Shehin. Pra, të jesh sot me PD-në duhet të jesh njeriu më i fyer nga partia jote sepse vendet t’i zënë këta që deri dje bëheshin meme – po kandidojnë të gjitha memet e rrjeteve, karikaturat e Instagramit, kurse demokrati i thjeshtë rri e ngrohet në diell, se ai do e marrë vesh i fundit”, u shpreh Veliaj.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj erjon veliaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2021, 17:35

TIRANË– Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në...